Show Biz

Orlando Bloom-Katy Perry: Kush tha i pari “Të Dua” !!!

23.03.2016 15:29

Nuk është më një e fshehtë lidhja e Orlando Bloom dhe Katy Perry. Dhe pikat mbi çiftin u vendosën në momentin kur u publikuan fotot e Katy Perry pranë djalit të Orlando Bloom...

Ndërsa nëpërmjet miqve të çiftit mësohet se edhe përse brenda një kohe të shkurtër, ata i kanë thënë “Të Dua” njëri-tjetrit. Por kush e tha i pari?
 
Burimi shton: “Që të dy ata i kanë thëne të dua njëri-tjetrit, por Orlando e deklaroi i pari. Ai është tmerrësisht i dashuruar me çdo gjë që Katy bën. Ai u dashurua me të që në fillim. Asnjëherë nuk mjaftohet nga koha që kalon pranë saj dhe Katy me të vërtetë që e vlerëson shumë gjithçka që Orlando bën për të. Janë çifti perfekt!”.