Futboll
Luiz Adriano-Carlos Bacca sulmi i Milanit
23.03.2016 16:34
Luiz Adriano-Carlos Bacca është zgjidhja e sulmit të Milanit...

Braziliani u transferua me shumë bujë tek skuadra e Milanit, por forma e tij jo e mirë bëri që lojtari të qëndronte në stol.
Gjatë merkatos së Janarit, në dyert e kuqzinjve mbërriti një ofertë nga ekipi Kinez Jiangsu Suning për sulmuesin.
15 milionë Euro do të shkonin në arkat e klubit, ndërsa sulmuesi do të përfitontë 8 milionë Euro në sezon.
Kur gjitchka dukej se ishte pranë zyrtarizmit, skuadra Kineze devijoi nga marrëveshja për të cilën palët kishin rënë dakort dhe kështu që brazilianit nuk i ngeli gjë tjetër vecse të rikthehej në Milanelo.
10 ditë pas rikthimit të tij në Itali, 28-vjecari u aktivizua në ndeshjen kundër Alesandrias, takim i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së italisë.
Më pas erdhi dhe ndeshja ndaj Lazios që nxorri në pah lojën e dyshes Bacca-Luiz Adriano dhe sipas mediave, ky cift në repartin e avancuar është ilaci më i mirë për sulmin e kuqzinjve.
Ata kuptohen mirë me njëri-tjetrin. Braziliani tenton të luftojë më mbrojtësit për t’i hapur rrugë partnerit të tij Bacca dhe një strategji e tillë u pa dhe në takimin ndaj Lazios, ku Luiz Adriano dha asisitin për golin e barazimit.
Trajnerit të Milanit, Sinisa Mihajlovic nuk i ngelet gjë tjetër vecse të shpresojë se dyshja Carlos Bacca dhe Luiz Adriano të jetë në lartësinë e duhur në cdo takim, në mënyrë që goli të jetë një mision më i thjeshtë për kuqezinjtë.
