Sportet E Tjera
Lorenzo: Rinovimi me Yamahan? Po mendohem
23.03.2016 16:39
Valentino Rossi rinovoi edhe për dy sezone, ndërsa JOrge Lorenzo mbetet ende në pritje...

Kampioni i botës në Moto GP që arriti të domnonte edhe në garën e parë të sezonit, po kalon një moment delikat.
Nga njëra anë Ducati po pret me ankth të mësojë të ardhmen e tij duke shpresuar në dështimin e bisedimeve me Yamahan, ndërsa në krahun tjetër Lorenzo vazhdon të japë sinjale se zgjedhja e tij e parë është skuadra japoneze.
“Në tavolinë kam vetëm ofertën që më ka bërë Yamaha dhe vendimin do ta marr pas pak ditësh, maksimumi 2 ose 3 javë”.
Një deklaratë që piloti nga Mallorca e bëri gjatë xhirimeve të një spoti publicitar në Barcelonë.
“Nuk jam aspak i shqetësuar. Çfarëdo vendimi që do të marr e di shumë mirë se Yamaha do të më mbështesë deri në fund të sezonit pasi është një skuadër serioze”.
Sinjali nga ana e spanjollit është i qartë. Yamaha nuk ka bërë një ofertë që të kënaqë pritshmëritë e tij dhe tashmë Lorenzo ka hapur derën për të pritur një propozim më të rëndësishëm ekonomik nga Ducati.
Kontaktet me skuadrën italiane janë të vazhdueshme, por fjalën e fundit do ta thotë vetë kampioni i botës.
Aktualisht, situata në bokset e Yamahas mbetet e tensionuar pas gjestit të tij provokues në përfundim të garës së parë sezonale.
