Maqedoni
Anketa e “Faktor Plus Adria”: VMRO 27.5% , LSDM 25.2%, BDI 10,5% dhe PDSH 4,8%
23.03.2016 18:06
Një anketë e Agjencisë “Faktor Plus Adria” tregon se qytetarët janë të pakënaqur nga politika...

Sipas hulumtimit, prioritet për qytetarët janë siguria ekonomike dhe sociale.
Por, me gjithë këtë pakënaqësi nga politika, anketa tregon se qytetarët janë mjaft të disponuar të dalin në zgjedhje të reja.
58% e të anketuarve do të kishin dalë në zgjedhje në qoftë se të njëjtat do të mbaheshin nesër, kurse 80% e të anketuarve tanimë janë përcaktuar se kujt do ia kishin dhënë votën.
Anketa tregon ndërkohë lëvizje në rejtingun e partive të bllokut maqedonas.
“VMRO-DPMNE-ja në këtë anketë udhëheq me 27,5%, pason LSDM-ja me 25,2%, BDI-ja, njëjtë si në hulumtimin e kaluar, ka rejting prej 10,5%, PDSH-ja 4,8%, ndërsa si të papërcaktuar janë deklaruar 25%”, tregon hulumtimi nga kjo agjenci serbe, sipas së cilës, 4 muajt e fundit rejtingu i VMRO-DPMNE-së shënon rënie prej 2%, kurse i LSDM-së ngritje prej 4.1%.
Votuesit, sipas “Faktor Plusit” kanë qëndrime të ndryshme edhe kundrejt udhëheqësve të partive.
Hulumtimi i “Faktor Plusit” është realizuar nëpërmjet anketës telefonike me 1150 të anketuar.
