Ivanov për deklaratën e Kotziasit: doni të na bllokoni edhe 25 vjet?
Presidenti, Gjorge Ivanov, kërkoi nga ministri grek për Punë të Jashtme, Nikos Kotsijas, që ta tërheq deklaratën e tij...

Presidenti, Gjorge Ivanov, kërkoi nga ministri grek për Punë të Jashtme, Nikos Kotsijas, që ta tërheq deklaratën e tij, se pas vendimit për mbylljen e korridorit për refugjatët Maqedonia do të ballafaqohet me pasoja lidhur me integrimet evropiane dhe euroatlantike.
“Çfarë mund të bëjë Greqia më tepër? Të na bllokojë edhe 25 vjet siç na ka bllokuar deri më tani? As nuk mundemi t’a ndryshojmë historinë, por as që mundemi t’a ndryshojmë gjeografinë”, deklaroi Ivanov në intervistën për televizionin grek, STRA, lidhur me pyetjen e komentimit të deklaratës së shefit të diplomacisë greke.
Sipas tij, mes dy shteteve ende ekziston mungesë bashkëpunimi dhe besimi ndërinstitucional.
Shefi i shtetit të Maqedonisë po ashtu theksoi se pala greke ka refuzuar këmbimin e informacioneve lidhur me sigurinë dhe në kontekst të krizës së refugjatëve e ka ndërprerë praktikën e takimeve grupore për ndërtimin e masave për mirëbesim.
