Botë
Finlanda dhe Rusia e mbyllën kufirin për emigrantët
23.03.2016 20:20
Finlanda dhe Rusia arritën marrëveshje për mbylljen e kufirit të përbashkët në veri për emigrantët...

Finlanda dhe Rusia arritën marrëveshje për mbylljen e kufirit të përbashkët në veri për emigrantët, me qëllim që të bllokohet ruta arktike për ardhjen në Bashkimin Evropian.
"Vetëm qytetarët e Finlandës, Rusisë, Bjellorusisë...mund t'i përdorin vendkalimet kufitare Sala dhe Raja-Josepi në veri të Finlandës", kumtoi sot Qeveria në Helsinki.
Marrëveshja, e cila do të zgjatë gjashtë muaj, është publikuar një ditë pas vizitës së presidentit të Finlandës, Sauli Ninistoa në Moskë, ku bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin.
"Shkaku i vendosjes së këtij restrikcioni është pengimi i emigrimit ilegal të organizuar", kumtoi Qeveria e Finlandës.
Gjatë katër muajve të fundit, rreth 1.700 azil kërkues, kryesisht nga Afganistani dhe Siria kanë hyrë në zonën e Shengenit përmes vendkalimeve veriore Rusi-Finlandë./mia
