Maqedoni

Janeva: Kemi dyshime për rregullsinë e zgjedhjeve

23.03.2016 21:08

Prokurorja Speciale Katica Janeva mohoi të ketë pasur qëllim, për t’i degraduar Institucionet vendore, pas deklaratës së dhënë një ditë më parë kur tha se presidenti...

Prokurorja Speciale Katica Janeva mohoi të ketë pasur qëllim, për t’i degraduar Institucionet vendore, pas deklaratës së dhënë një ditë më parë kur tha se presidenti, deputetët dhe gjykata nuk janë legjitim.
 
“Duke pasur parasysh dëshmitë e mbledhura deri më tani, që sugjerojnë në parregullsi të shumta që kanë ndodhur në procesin zgjedhor, ne kemi dyshime të bazuara lidhur me rezultatet e këtij procesi zgjedhor. Qëllimi i hetimeve tona dhe akuzave të mundshme mbetet sanksionimi i atyre për të cilat do të dëshmohet se kanë marrë pjesë në mashtrim zgjedhor dhe parandalim të përgjithshëm ndaj sjelljeve të ngjashme”, thuhet në njoftimin Prokurorisë Speciale Publike.