Maqedoni
Më së shumti shi në Pozhar 54 litra, në male borë
24.03.2016 09:05
Më shumë shi, 54 litra në një metër katror, në njëzetë e katër orët e fundit ka rënë në Pozhar...

Më shumë shi, 54 litra në një metër katror, në njëzetë e katër orët e fundit ka rënë në Pozhar, pas së cilës pasojnë Pozharani me 25 litra, Berova me 24, Tetova dhe Vinica me nga 20 litra, Lazaropole, Gjurishte dhe Mavrova 18, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Kriva Pallankë kanë rënë 17 litra shi, në Strumicë 16, 14 në Dibër, nga 13 litra në Gjevgjeli dhe Gjurishte, 12 në Manastir, Krushevë, Dojran, 10 Shtip, 9 në Ohër dhe Shkup...
Në malet më të larta, është formuar shtresë bore.
Siç njofton DPHM, moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët dhe reshje të shiut, veçanërisht paradite dhe veçanërisht në pjesët perëndimore, ku në male reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura në interval prej 7 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe me erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura do të jetë deri në tetë gradë Celsius.
Nesër do të jetë mot më i freskët, në pjesët perëndimore me kushte për shi të shkurtër, ndërsa në male me borë të përkohshme. Nga e shtuna pason periudhë e motit stabil me temperatura të mëngjesit rreth zeros, ndërsa temperaturat e ditës do të jetë në rritje graduale./Mia
