Maqedoni

"Minstroj" koncesioner i ri i minierave "Toranica" dhe "Zlletovo"

24.03.2016 09:17

Koncesioneri i ri për eksploatimin e xehes së plumbit-zinkut në minierat "Toranica" dhe "Zlletovo" - kompania bullgare "Minstroj"...

Koncesioneri i ri për eksploatimin e xehes së plumbit-zinkut në minierat "Toranica" dhe "Zlletovo" - kompania bullgare "Minstroj" sot do të prezantohet në Minsitrinë e Ekonomisë nga zëvendësministri Hristian Dellev.
 
Në prezantim do të marrin pjesë kryesia e kompanisë "Minstroj", kryetarët e komunave Probishtip dhe Kriva Pallankë, Toni Tonevski dhe Arsenço Aleksovski dhe përfaqësues të minatorëve dhe sindikatës./Mia