Ekonomi

Prezantim i trendeve aktuale në arbitrazhin ndërkombëtar tregtar

24.03.2016 09:39

Gjykata e përhershme e zgjedhur - Arbitrazhi pranë Odës ekonomike të Maqedonisë sot do të mbajë prezantim...

Gjykata e përhershme e zgjedhur - Arbitrazhi pranë Odës ekonomike të Maqedonisë sot do të mbajë prezantim për "Trendet aktuale në arbitrazhin tregtar ndërkombëtar dhe pritjet e shfrytëzuesve nga institucionet e arbitrazhit".
 
Prezantimin do ta mbajë  Aleksandar Peçe udhëheqës i repartit për zgjidhjen e kontesteve në "Baker & McKenzie" - Vjenë, Austri, i obliguar për Evropë, Lindjen e Afërt dhe Afrikë.
 
Peçe ka përvojë afatgjate në përfaqësimin e klientëve në procedurat ndërkombëtare të arbitrazhit të inicuara sipas Rregullave të Qendrës ndërkombëtare të arbitrazhit vjenas (Vienna Rules), Rregullat e arbitrazhit në Odën tregtare ndërkombëtare (ICC Rules), Rregullat e institucionit të arbitrazhit  në odat zvicerane (Swiss Rules), Rregullat e Institutit  të arbitrazhit  të odës ekonomike të Stokholmit  (Stockholm Rules) dhe Rregullat e Gjykatës londineze për arbitrazh ndërkombëtar (LCIA Rules). Plotësisht, ai shpesh herë e kryen funksionin e arbitrit, dhe është anëtar i Kryesisë së Qendrës ndërkombëtare të arbitrazhit vjenas.
 
Në prezantimin Peçe, ashtu siç qëndron në kumtesën e Odës ekonomike, do të kthehet në karakteristikat thelbësore të arbitrazhit ndërkombëtar  përballë procedurës para gjykatave shtetërore, ndërsa do të bëjë kontroll të shkurtër edhe të Rregullave  të qendrës së arbitrazhit ndërkombëtar vjenas (Vienna Rules), si shembull i rregullave të arbitrazhit institucional.
 
Para të pranishmëve do të mbajë fjalim edhe Arsen Janevski, kryetar i Gjykatës së përhershme të zgjedhur - Arbitrazhi pranë Odës ekonomike të Maqedonisë./Mia