Botë

Obama në Argjentinë: Luftë deri në fund “Shtetit Islamik”

24.03.2016 10:21

Në vijim të turit të tij në Amerikën Latine, presidenti Barack Obama ka ritheksuar angazhimin e administratës amerikane për të luftuar ISIS-in...

“Shtetet e Bashkuara duan dhe mund ta mposhtin ‘Shtetin Islamik’. Për Amerikën ky është një ‘top-priority’”, ka deklaruar Obama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin argjentinas në Buenos Aires.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se një element kyç në këtë drejtim është bllokimi i financimeve të terrorizmit.

“Do ta përndjekim ‘Shtetin Islamik’ me agresivitet derisa të zhduket nga Siria dhe Iraku”, ka thënë Obama.

Sa i takon atentateve në Bruksel, presidenti ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithë asistencën e nevojshme në hetime.