Maqedoni

Kinë, 19 të vdekur në një minierë

24.03.2016 11:40

Të paktën 19 punëtorë e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në një minierë qymyri në provincën Shanxi të Kinës veriore, njoftojnë mediat kineze...

Raportohet se ishin 129 persona nën tokë, kur ka ndodhur aksidenti, me ç`rast 110 prej tyre shpëtuan. Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Qeveria kineze ka bërë përpjekje për të përmirësuar kushtet e sigurisë në minierat e këtij vendi, të cilat janë ndër më vdekjeprurëset. 
 
Më parë, gjatë këtij muaji, në provincën verilindore, Jilin, të paktën 12 persona u vranë pas një rrjedhje gazi në një minierë qymyri.