Botë

Prishtinë, 17 vjet nga bombardimet e NATO-s

24.03.2016 12:00

Sot mbushën 17 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur më 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë...

Bombardimet kanë përfunduar me miratimin e rezolutës 1244 të Kosovës. Si rezultat ka pasuar largimi i Forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe menjëherë më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR-it në Kosovë, në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. 

KFOR-i vazhdon të mbetet aktiv në Kosovë, megjithëse numër i konsiderueshëm i tyre janë larguar pas vitit 2008, kur Kosova e shpalli Pavarësinë.