Maqedoni
Serbi, arrestohet Dragan Daravellski
24.03.2016 12:28
Edhe një arrestim i një të shumëkërkuari. Në Serbi mëngjesin e sotëm është arrestuar ish-drejtori i Drejtorisë së Doganave, Dragan Daravellski...

Edhe një arrestim i një të shumëkërkuari. Në Serbi mëngjesin e sotëm është arrestuar ish-drejtori i Drejtorisë së Doganave, Dragan Daravellski, për të cilin ishte shpallur fletëarrest nga ana a autoriteteve të Maqedonisë.
Arrestimi është bërë në bazë të fletëarrestit, i cili është lëshuar para disa viteve, por autoritetet në Beograd deri më tani nuk e kanë realizuar.
Daravellski është dënuar në Maqedoni me aktvendim fuqiplotë nga gjykata se derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë së Doganave e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka kryer malverzime financiare, me të cilat e ka dëmtuar buxhetin.
Para disa viteve, Daravellski kaloi një kohë të caktuar në burgun ekstradues në Beograd, por ndërkohë u bë shtetas i Serbisë dhe nuk ishte dërguar në Maqedoni.
