Basketboll
Golden State fluturon me Curry-Thompson, “OK” Spurs e Cavaliers
24.03.2016 13:29
Golden State korri mbrëmë suksesin e 51-të radhazi në fushën e tij në NBA, pas triumfit 114-98 ndaj Clippers...
Golden State korri mbrëmë suksesin e 51-të radhazi në fushën e tij në NBA, pas triumfit 114-98 ndaj Clippers, ndeshje e komanduar nga vendasit e ku diferencën e bënë Curry me 33 pikë e Thompson me 32 pikë.
Kampionët po dominojnë edhe këtë sezon në NBA, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Perëndimit (64 fitore dhe 7 humbje) dhe afruar gjithnjë e më shumë rekordit të Bulls (72 fitore e 10 humbje).
Me të njëjtin hap ecën edhe San Antonio, që mundi 112-88 Miami, duke korrur fitoren e 60-të në kampionat, skuadra e dytë që kap këtë shifër. Më i miri në parket ishte Leonard me 32 pikë, ndërkohë që 12 lojtarë të Spurs shënuan në koshin e skuadrës kundërshtare.
Në Lindje, nuk zhgënjen Cleveland, që mposht 113-104 Milwaukee, duke ruajtur kryesimin. LeBron me 26 pikë e Love me 24 bënë diferencën në fushë për vendasit në parket. Tjetër humbje për Chicago, që u ndal 115-107 nga New York. Edhe pse Mirotic realizoi 35 pikë për Bulls, nuk mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për nju-jorkezët u dalluan Anthony e Porzingis, që së bashku shënuan 53 pikë.