Futboll

Vdes Johan Cruyff

24.03.2016 14:45

Johan Cruyff ka humbur betejën kundër kancerit, duke vdekur në moshën 68 vjeçe...

Ish reprezentuesi holandez, ikonë e Barcelonës dhe Ajaxit, ka vdekur sot pas betejës kundër kancerit në mushkëri.
 
“Më 24 mars, 2016, Johan Cruyff ka vdekur në Barcelonë, i rrethuar nga familjarët e tij, pas një beteje të vështirë me kancerin në mushkëri”, është shkruar në komunikatën e faqes së tij zyrtare.
 
Ndryshe Cruyff ishte fitues i Topit të Artë tri here, më vitet 1971, 1973 dhe 1974. Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur për Ajaxin, Barcelonën dhe Feyenoord, ndërsa me Ajaxin ka fituar tre here Kupën e Kampionëve.