Maqedoni

Informim me interes publik, “bombat” mund të heshten nga institucionet

24.03.2016 16:17

Njohja e opinionit me “bombat” s’tejkalon kufirin e privatësisë, pasi që në rast se konstatohet vërtetësia e tyre...

Njohja e opinionit me “bombat” s’tejkalon kufirin e privatësisë, pasi që në rast se konstatohet vërtetësia e tyre, do të vijmë në përfundim se në Maqedoni partitë politike kanë kidnapuar sovranitetin e qytetarëve, çështje kjo me interes publik.
 
Sipas profesorit të së drejtës juridike, Voisllav Stojanovskit, do të dëshmohet se sovraniteti diktohet nga partitë dhe nuk buron nga qytetarët, ashtu siç parashikohet në Kushtetutë.
 
Stojanovski nuk përjashton mundësinë e heshtjes së “bombave” nga kushtetuesja në rast se shfuqizon Ligjin për Prokurori Speciale apo nga partitë në pushtet në rast se amnistojnë kryerësit e veprave penale me ardhjen e sërishme në pushtet.
 
“Nga bisedat e përgjuara, por edhe nga deklarata e dy dite më parë të prokurores speciale, dëgjuam se ekzistojnë dyshime të mëdha për atë se sovraniteti në Maqedoni del nga qytetarët apo nga qendrat politike. Qëndrimi im është se ekzistojnë dyshime se sovraniteti i qytetarëve është kidnapuar nga partitë politike”,- deklaroi profesori, Voisllav Stojanovski.
 
Gazetari, Zoran Bojarovski, thotë se ajo që i intereson publikut nuk është çdoherë informacion i interesit publik. Ai këtu përjashton bisedat e përgjuara.
 
“Bisedat e përgjuara janë shembull ku mund të bëhet përjashtim nga rregullat e interesit publik. Kjo nënkupton se përjashtimi i  tillë është tej mase i rëndësishëm për qytetarët në krahasim me atë që mund të identifikohet si prishje e interesit privat”,- theksoi gazetari, Zoran Bojarovski.
 
Vlerësimet e tilla u dhanë në debatin: “Përcaktimi i kufirit midis interesit privat dhe publik gjatë informimit të mediave”. 
 
MERAL ISMAILI