Botë

Kerry takon Lavrovin në Moskë, bisedime produktive për Sirinë dhe Ukrainën

24.03.2016 16:23

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot në Moskë ka thënë se bisedimet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, për krizat në Siri dhe Ukrainë, kanë qenë “produktive”...

Por, gjatë takimit nuk u anashkalua edhe biseda për sulmet e Brukselit, duke theksuar urgjencën e angazhimit të të gjitha vendeve për ta ndalur këtë problem të shkaktuar nga “Shteti Islamik” dhe kryengritjet e dhunshme. 
 
“Unë kam shpresë se këto takime në Moskë kanë potencial për ta definuar më tej rrugën, në mënyrë që konfliktin në Siri ta mbyllim sa më shpejtë që është e mundur. Ne gjithashtu duhet ta gjejmë një rrugë bashkëpunimi për sfida të tjera në rajon-për paqe në Jemen, Libi dhe Lindje të Mesme. Duhet dëshmuar se dy shtete të fuqishme janë në gjende të gjejnë bashkëpunim gjatë viteve në vijim, pavarësisht dallimeve”- tha sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.
 
“Agjenda e lartë e bisedimeve tona është procesi i paqes në Siri, si dhe çështje të tjera nga situata e krizës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe se si komuniteti ndërkombëtar mund të lehtësojë çështjen e  Ukrainës”- theksoi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
 
Kerry pritet të takohet edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. 
 
GAZMEND REXHEPI