Maqedoni

Prokuroria: Arrestohen motra dhe vëllai i Çaushit

24.03.2016 16:47

Nën dyshimin për falsifikimin e dokumenteve personale, Policia ka arrestuar tre persona..

Bëhet fjalë për Osman Beqirin dhe Zylfije Ademin, vëllai dhe motra e Zahir Beqirit-Çaushi, i cili dyshohet si koka e operacionit ilegal për falsifikim të dokumenteve personale.
 
Ndërkaq personi i tretë është Vllado Neshovski. Arrestimet janë kryer mëngjesin e sotëm me kërkesë të Prokurorisë për bastisjen e disa objekteve të familjes Bekiri, nën dyshimin se personat kanë qenë të përfshirë në të njëjtën veprimtari për të cilën akuzohet edhe Beqiri, për falsifikim të dokumenteve personale.
 
Avokati i tyre, Miki Vuiq, thotë se kjo është vetëm vazhdimësi e cirkut për të dëshmuar diçka që nuk e kemi parë, edhe pse në formë bombastike është paralajmëruar. Nga Prokuroria thonë se bastisja është vazhdimësi e fabrikës së aferave. Është kryer në më tepër lokacione në Shkup dhe rrethinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë, hard disqe, armë zjarri, materiale dhe dokumente.
 
Janë marrë edhe dëshmi tjera, të cilat do të jenë lëndë e analizës së mëtejme. Në shtëpinë e Beqirit Policia ka gjetur edhe një hard-disk, në të cilin besohet të ketë materiale të përgjuara në mënyrë ilegale.
 
Zahir Beqiri-Çaushi aktualisht ndodhet në burg, ndërsa kohë më parë Prokuroria sekuestroi një sërë dëshmish që lidhen me akuzën për falsifikim të dokumenteve personale, formularë, pajisje për falsifikim, prerëse dhe shtypës për letra. Sipas Prokurorisë, kjo punëtori është njëra nga dy punëtoritë ku janë falsifikuar dokumentet personale. 
 
REJHAN BUSHI-METAJ