Botë

Turqi, arrestohen 5 pjesëtarë të ISIS-it

24.03.2016 17:20

Policia në jug të Turqisë ka raportuar për arrestimin e pesë personave nga Rusia dhe Azia Qendrore...

Policia në jug të Turqisë ka raportuar për arrestimin e pesë personave nga Rusia dhe Azia Qendrore, të cilët thuhet se kishin planifikuar t’i bashkoheshin grupit të “Shtetit Islamik” në Siri.

Mediat në Turqi kanë cituar zyrtarët e zbatimit të ligjit në qytetin e Gaziantepit të kenë thënë se burrat e arrestuar janë nga Rusia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Sipas këtyre raporteve, të dyshuarit e kanë pranuar se planifikonin ta kalonin kufirin turko-sirian për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik”.