Regjistri Qendror mohon mosbashkëpunimin me specialen
Regjistri Qendror i përgënjeshtroi informatat për çfarëdolloj mbulimi, fshehje ose shkatërrim të dokumentacionit lidhur me të dhënat nga regjistrat me të cilat disponon...

Sipas komunikatës së Regjistrit, është i paqartë pohimi se të dhënat nga Regjistri Qendror mund të shkatërrohen, pasi bazat mbahen në mënyrë elektronike në më shumë lokacione dhe çdo ndryshim në regjistrat në mënyrë elektronike dërgohet edhe tek disa institucione.
Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për dorëzimin e dokumentacionit, Regjistri Qendror sqaron se në afatin e dhënë ligjor është kërkuar saktësimi i kërkesës.
"Në vend që të dërgojnë sqarim, Prokuroria Speciale dha urdhër për marrjen e përkohshme të dokumenteve nga personi përgjegjës në Regjistrin Qendror. Me urdhër të Gjykatës, Prokuroria Speciale, megjithatë, e ka formuluar kërkesën në pajtim me drejtimet nga Regjistri Qendror. Për atë se nuk ka pasur asgjësim të dokumentacionit dëshmojnë faktet se Prokuroria Speciale në vendngjarje konfirmoi se dokumentacionet ekzistojnë në tërësi dhe se asnjë dokument nuk është shkatërruar, ndërsa një pjesë nga të dhënat e kërkuara iu dorëzuan, ndërsa të tjerat do të dorëzohen në pajtim me dinamikën e ndërsjellë të konkluduar sipas nevojave të Prokurorisë Speciale", thekson Regjistri Qendror.
