Xhemali Saiti: Kryetar i ri i shoqatës së gjykatësve
Xhemali Saiti Gjykatës në Gjykatën Supreme të Maqedonisë është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Gjykatësve të Maqedonisë...

Saiti në këtë post u zgjodh në Kuvendin e sotëm të rregullt të XI vjetor në prezencë të delegatëve nga të gjithë 34 filialet.
Pas zgjedhjes Saiti tha se është i vetëdijshëm për sfidën dhe se në periudhën e ardhshme do të angazhohet për përforcim të prestigjit dhe dinjitetit të profesionit, si dhe për afirmim të qëllimeve të Shoqatës.
Gjatë mandantit katërvjeçar Saiti tha se do të vendos theksin edhe në Trupin këshilldhënës për etikë gjyqësore, për konsolidim normativ dhe financiar dhe për bashkëpunim të përforcuar në planin ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi mbajtje të kuvendit tematik të Shoqatës në të cilin, siç shtoi ai, do të zgjidhen të gjitha çështjet që dolën nga seanca e sotme.
Sipas Saitit nevojitet partneritet i vazhdueshëm me pushtetin ligjdhënës dhe ekzekutiv, me Këshillin Gjyqësor, si dhe me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.
Në kuvendin e sotëm nuk mori pjesë kryetari i deritanishëm i Shoqatës së gjykatësve Nikollço Nikollovski, i cili dha dorëheqje nga ky funksion.
