Botë
SHBA-ja akuzuan shtatë hakerë iranianë
24.03.2016 19:37
SHBA-ja akuzoi hakerë iranianë për fushatë të koordinuar të kibersulmeve në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013 ndaj dhjetëra banka amerikane dhe rezervoari në afërsi të Nju-Jorkut...

Ministria amerikane e Drejtësisë në Gjykatën federale në Nju-Jork akuzoi shtatë iranianë, për të cilët konsideron se kanë punuar për Qeverinë iraniane. Ata janë karakterizuar si "hakerë kompjutеrësh me përvojë".
Sipas aktakuzës të paktën 46 institucione të mëdha financiare dhe kompani nga sektori financiar kanë qenë cak i sulmeve të hakerëve.
Sekretarja për drejtësi Loreta Linç deklaroi se shtatë iranianët kanë shkaktuar dëme prej dhjetëra milionë dollarësh, ndërsa sulmi ndaj rezervoarit ka mundur të shkaktojë rrezik të drejtpërdrejtë për amerikanët./mia
