Botë

Rindërtohen në 3D sulmet në aeroportin e Zaventem të Brukselit (Video)

24.03.2016 20:18

Ekspertët kanë rindërtuar në 3D sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Zaventemit në Bruksel...

Ekspertët kanë rindërtuar në 3D sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Zaventemit në Bruksel, të ndodhura pak para orës 8 të mëngjesit, këtë të martë.
 
Në videon pak më lart, shihen tre autorët që mbërrijnë me taksi në aeroport dhe drejtohen për tek holli, pranë zonës së nisjes të pasagjerëve. Më pas ata shpërndahen, për të mbuluar një zonë më të madhe.
 
Ibrahim Bakraoui është i pari që vetëhidhet në erë, në prën 07:58.
 
Pas sekonda më vonë është Najim Laachraoui që aktivizon jelekun e tij me eksploziv.
 
Personi i tretë, që është shpallur në kërkim, shihet teksa e lë bagazhine e tij dhe largohet pak përpara shpërthimit të bombës.
 
Valixhja e tij, mbante dhe sasinë më të madhe të eksplozivit. /tvklan.al