Maqedoni

Më ftohtë në Mavrovë, nga uikendi ngrohje

25.03.2016 09:06

Në Mavrovë në mëngjes në orën 7 është matur temperatura më e ulët në Maqedoni, minus katër gradë Celsius...

Në Mavrovë në mëngjes  në orën 7 është matur temperatura më e ulët në Maqedoni, minus katër gradë Celsius, dhe shtresa më e lartë e dëborës prej gjashtë centimetra, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
 
Temperaturat minimale në mëngjes janë matur edhe në Lazaropole dhe Krushevë (-3) në Pozhar -2 dhe -1 në Pozhorane, ndërsa  zero  gradë Celsius  në pikat matëse në Gjurishte, Pretor, Topollçan, Ohër dhe Kriva Pallankë.
 
Në Berovë dhe Manastir temeperatura në orën 7 ka qenë një gradë Celsius, 2 gradë Celsius janë matur  në Prilep, Tetovë dhe Dibër, tre në Kumanovë, Vinicë, Shkup (në pikën matëse Petrovec), katër në Strumicë dhe Shtip, pesë gradë Celsius në Shkup (në pikën matëse Zajçev Rid) dhe në Demir Kapi, gjashtë gradë Celsius në Dojran dhe tetë në Gjevgjeli.
 
Krahas Mavrovës, shtresë të dëborës në mëngjes ka edhe në Lazaropole prej pesë centimetra, Krushevë dy dhe Pretor një centimetër.
 
Në 24 orët e fundit në Pretor, Mavrovë dhe Ohër, ka rënë më së shumti shi (11 litra në metër katror reshje e shiut), 10 litra  në Lazaropole, gjashtë në Krushevë, pesë në Topollçan  dhe Manastir, katër në Pozharane dhe Berovë, tre litra në Prilep, dy në Strumicë dhe Tetovë dhe nga një litër në metër katror reshje të shiut janë matur në Demir Kapi dhe Kriva Pallankë.
 
DPHM informon se në pjesët veriore është me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në rajonet jugore ende është me vranësira. Në pjesët jugperëndimore ka borë lokale me intenzitet të vogël. Fryen erë e dobët deri në mesatare veriore.
 
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut dhe dëborës. Do të fryejë edhe erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura më e lartë  e ajrit do të lëvizë prej 5 deri në 12 gradë Celsius.
 
Në Shkup gjithashtu do të jetë mot i ndryshueshëm, dhe më freskët me erë të përforcuar  të përkohshme veriore. Temperatura më e lartë  do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
 
Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së punës do të mbisundojë mot stabil me rritje graduale të temperaturave të ditës. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë nën zero./Mia