Maqedoni

Donacion nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit

25.03.2016 09:32

Në Institutin për mjekësi të Transfuzionit - Shkup sot do të promovohet donacioni i cili përbëhet nga pajisja për përmirësimin e kualitetit të dhurimit të gjakut, e cila është në vlerë prej 50.000 euro...

Donacioni është pjesë e projektit "Përmirësimi i standarteve edukative në industrinë teknologjike mjekësore me vendosjen e inovacioneve në bankat e gjakut".
 
Projekti është bashkëfinancuar nga Qeveria gjermane, SEQUA develoPPP.de dhe Lmb Technologie GmbH (Schwaing/Germany).
 
Pajisja do të kontribuojë për rritjen e sigurisë së gjakut dhe komponentave të gjakut të cilat përdoren te pacientët./Mia