Botë
7 të arrestuar në Bruksel, dy shpërthime gjatë arrestimeve
25.03.2016 09:54
Pas aksionit të mbrëmshëm në Skarbek, që rezultoi me arrestim in e 6 të dyshuarve për sulmet e së martës në Bruksel...

Pas aksionit të mbrëmshëm në Skarbek, që rezultoi me arrestim in e 6 të dyshuarve për sulmet e së martës në Bruksel, policia belge vazhdon aksionet në kërkim edhe të anëtarëve të tjerë të grupit. Një prej tyre është arrestuar sot në veri të Brukselit, në një aksion gjatë të cilit ka pasur edhe dy shpërthime.
Autoritet belge kanë shpallur në kërkim si të dyshuar me sulmet e Brukselit por edhe me ato të Parisit Naim Al Hamed, 28 vjec nga Siria. Bashkë me Mohamed Abrinin, dy terroristët e konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe të armatosur mund të jenë larguar drejt Spanjës.
Në një tjetër operacion kundër terrorizmit në veri-perëndim të Parisit është arrestuar një tjetër person, i cili dyshohej se do të kryente një sulm terrorist. Shtetasi francez është një nga krerët e grupit terrorist që kishte planifikuar të godiste Parisin.
I dyshuari ishte dënuar në mungesë në një vend tjetër evropian për rekrutim të të rinjve për të luftuar në Siri në krah të “Shtetit Islamik”. Indikacionet e deritanishme tregojnë se bombardimet e Brukselit kanë qenë të lidhura me sulmet e nëntorit të kaluar në Paris. Pas të dy tragjedive autor qëndron “Shteti Islamik”.
Në Belgjikë, ndërkohë, ushtria ka rrethuar centralet bërthamore pas një xhirimi të ISIS-it, ku tregohet se si dy sulmues vetëvrasës përgatitet të hedhin veten në erë pranë tyre, duke shkaktuar një katastrofë nukleare. Ende nuk dihet nëse kaseta është vetëm një simulim apo një kërcënim i drejtpërdrejtë.
“Ne e dimë që terroristët kanë si target stacionet energjetike kudo në botë. Ata janë të interesuar t’i sabotojnë këto burime energjie. Për shkak të rrjedhës që kanë marrë ngjarjet në Siri dhe Irak, ne besojmë se terroristët tani mund të kenë pikësynim të sulmeve centralet tona bërthamore”- tha eksperti për terrorizmin, Gef Lambrecht.
Më herët, autoritetet belge pranuan se kishin gabuar me një prej sulmuesve, pasi Turqia deklaroi se Brahim El-Bakraoui ishte arrestuar nga autoritet turke qershorin e kaluar dhe ishte depërtuar në Belgjikë.
Madje, Turqia kishte paralajmëruar Brukselin se i dyshuari ishte luftëtar i “Shtetit Islamik”, por të dhënat e Ankarasë u injoruan nga belgët. Kjo tronditi kabinetin qeverisës të Belgjikës, ku dy ministra, ai Brendshëm dhe i Drejtësisë, dorëzuan dorëheqjen, të cilat kryeministri, Sharl Mishel, nuk i pranoi.
BELINDA KOKA-ADEMI
