Maqedoni
Për 24 orë në Shkup 14 aksidente, të lënduar 11 persona
25.03.2016 10:02
Gjithsej 14 aksidente, prej të cilave shtatë me pasoja të dëmeve materiale dhe shtatë me pasoja të lëndimeve trupore...

Gjithsej 14 aksidente, prej të cilave shtatë me pasoja të dëmeve materiale dhe shtatë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit.
Ashtu siç informon për MIA-n, inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme sipas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar nnjë numër i madh i shkeljeve.
Gjashtëmbëdhjetë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit, pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe shtatë shoferë gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.
Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 78 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Tefejyz", komuna Çair.
Sot me fillim në orën 12:00 Shoqata qytetare UNIT para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbajë protestë të qetë.
Të shtunën me fillim në orën 18:00 në Qendrën sportive "Jane Sandanski" në suaza të ligës së kampionëve do të luhet garë ndërkombëtare e hendbollit mes KH Vardar dhe Visla Polk, Poloni.
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit nga policia e komunikacionit do të ndërmeren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit dhe rikahëzimin e komunikacionit./Mia
