Maqedoni

Ministri Ademi në Samitin Global të Arsimit në Stamboll

25.03.2016 10:19

Më 26 dhe 27.03.2016, ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, do të marrë pjesë në Samitin Global për Arsim i cili do të mbahet në Stamboll te Turqisë...

Samitin do ta hap Kryetari i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ministri do të flasë në temat: “ Trendet e reja në arsim në shekullin 21” dhe “ Migrimi dhe politikat arsimore”.
 
Në lidhje me  temën e parë ministri Ademi do të fokusohet në reformat në arsim në Republikën e Maqedonisë, falë të cilëve vendi ynë ecë përkrahë me vendet më të zhvilluara në botë. Kur bëhet fjalë për modernizimin e arsimit nuk ka kompromis. Kjo është një fushë në të cilën duhet të arrihen standardet më të larta, do të potencoj ministri i Arsimit dhe Shkencës.
 
Në temën për të cilën do të flasë në ditën  e dytë në Samitin Global për arsim, Ademi do të flasë për problemi aktual me krizën e refugjatëve. Ai do të theksoj se nëpër Republikën e Maqedonisë çdo ditë tranzitojnë me mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme. Një pjesë e tyre mbesin në vendin tonë. Për ata janë siguruar Qendra pranimi, të cilat përveç veshmbathjeve dhe ushqimeve të ngrohta ofrojnë edhe arsim përkatës.