Botë

Pas sulmeve terroriste në Belgjikë, Kerri viziton aeroportin në Bruksel

25.03.2016 12:05

Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Kerri, sot do ta vizitojë Belgjikën, ku do të pritet nga kryeministri belg, Sharl Mishell, dhe nga zëvendëskryeministri dhe shef i diplomacisë belge, Didje Rejnders...

Është paraparë që  Kerri ta vizitojë edhe Aeroportin kombëtar "Zaventem", ku para tre ditësh ishte kryer një nga dy sulmet terroriste, në të cilat humbën jetën gjithsej 31 persona, ndërsa 300 ishin plagosur.

Sipas paralajmërimeve, Kerri vjen në Belgjikë ta shprehë "keqardhjen e tij të thellë" pas sulmeve terroriste të martën, ndërsa është parashikuar ai të takohet edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian në kryeqytetin belg, si dhe në spital t'i vizitojë shtetasit amerikanë të cilët ishin plagosur në sulmin terrorist.

"Kerri do ta përsërisë përkrahjen e fuqishme të SHBA-së në përpjekjet e refugjatëve në hetimin për sulmet. Belgjika dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të kontribuojnë në luftën ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm", deklaroi zëdhënësi i departamentit të shtetit, Xhon Kirbi, duke e paralajmëruar vizitën e sotme të Kerrit në Belgjikë.