Maqedoni

Pastrimi i Regjistrit Zgjedhor, KShZ prej sot fillon kontrollin në terren

25.03.2016 12:07

Anketuesit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej sot nisin me kontrollin në terren të 89.383 votuesve të dyshuar në Listën Zgjedhore, ndërsa deri më 3 prill këto kontrolle duhet që të jenë gati...

Rreth 1.5 milion votuesve në vend iu është vërtetuar e drejta e votës gjatë kontrollit të kryqëzuar të bazës së të dhënave, njoftohet nga KShZ.

Nga KShZ-ja gjithashtu njoftojnë  se për të dhënat që nuk janë vërtetuar gjatë kontrollit të kryqëzuar e që ekziston një shkallë e caktuar e dyshimit, si për shembull në bazë të më shumë banorëve në një adresë ose dhënies së nënshtetësisë ose marrjes së letërnjoftimit do të realizohet në përpikmëri kontrolli në terren, me ç’rast do të bëhet krahasimi me rezultatet e dala nga kryqëzim i të dhënave, i cili u realizua në periudhën e kaluar nga ana e KShZ-së me gjithsej 13 institucionet relevante, në krye me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.