Maqedoni
Nigishtan, 15 milion denarë për rrjetin e ujësjellësit
25.03.2016 12:12
Ministria e Ekologjisë dhe komuna e Gjorçe Petrovit ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e rrjetit primar dhe sekondar të ujit në fshatin Nigishtan...

Ky projekt ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit Nigishtan.
“Kam kënaqësi të posaçme që arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje bashkë me kryetarin që ne të konfinansojmë, dhe me këtë po fillojmë një etapë të re dhe shumë shpejtë nuk do të kenë më probleme që i kanë pasur me dekada”- deklaroi ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi.
“Kjo që sot e nënshkruajmë është një hap shumë i madh për tejkalimin e një problemi të banorëve të fshatit Nigishtan. Ky është fshati i fundit në komunë që nuk është në rrjetin e ujësjellësit dhe këto janë hapat e para në kyçjen e tyre në rrjetin sekondar”- tha kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrev.
Projekti kap vlerën prej 15 milion denarësh dhe punimet do të fillojnë pas tre javëve.
REJHANE BUSHI-METAJ
