Botë

Sulmi në Turqi, tre ushtarë të vdekur, mbi 20 të plagosur

25.03.2016 12:22

Të paktën tre ushtarë turq janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me automobile-bombë...

Të paktën tre ushtarë turq janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me automobile-bombë, i kryer nga ana e pjesëtareve të partisë së punëtoreve kurd, në juglindje të Turqisë, njoftoi Televizioni turk NTV.

Sulmi është realizuar në afërsi të një stacioni policor në rrethinën e Dijarbekirit, me ç’rast është ngritur në erë një automobil i mbushur me materie shpërthyese.

Ushtarët e plagosur janë dërguar menjëherë për shërim në spitalin më të afërt të rrethinës ku ka ndodhur sulmi. Tani për tani ende nuk dihet se kush është autori i sulmit.