Basketboll
Chicago rrezikon play off-in, zhgënjen sërish Cleveland
25.03.2016 14:45
Surpriza në ndeshjet e djeshme të NBA-së, ku spikat humbja e Cleveland, që u mund 104-95 nga Brooklyn...
Kryesuesit e renditjes në Konferencën e Lindjes rrezikojnë seriozisht kreun, pasi afrohet Toronto, ndërkohë që mbrëmë nuk bindën në fushë edhe pse LeBron James realizoi 30 pikë. Lopez me 22 pikë e Larkin me 16 pikë bënë diferencën në parket për Brooklyn, që korri fitoren e 20-të sezonale.
Në Perëndim, nuk ka surpriza, pasi fitojnë të dyja ekipet pretendente që zbritën dje në fushë. Oklahoma konfirmohet si forca e tretë, duke mundur 113-91 Utah Jazz, suksesi i 50-të sezonal për të. Gjashtë lojtarë të Thunder realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Durant me 20.
Fitore të vështirë arritën Clippers, që mposhtën në fund 96-92 Portland, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Paul dhe Crawford realizuan nga 25 pikë secili për kalifornianët në këtë suskes.