Maqedoni
Arsimi i integruar, mësimi i gjuhës së tjetrit, domosdoshmëri
25.03.2016 14:46
Arsimi i integruar ishte sot temë e një debati të organizuar nga Instituti për Politika Evropiane...

Projekti në fjalë ka si qëllim hulumtimin rreth inkluzionit social në arsim, për të parë defektet e sistemit aktual të arsimit të integruar dhe rekomandimet se si të përmirësohet ai.
“Mundësinë financiare për komunat, që vetë të menaxhojnë me financa rreth çështjes së arsimit të integruar dhe menaxhimit të arsimit, për shkak se më mirë e njohin situatën në terren dhe jo financimit sikur deri tani në formë të bllok-dotacioneve, të cilat kryesisht janë të dedikuara për rrogat për arsimtarët dhe harxhime tjera dhe nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm, sidomos financiar, të njëjtat t’i investojnë në arsim të integruar. Imponimin e gjuhëve të komuniteteve si gjuhë të domosdoshme, d.m.th. mësim të të dy komuniteteve konkretisht, edhe shqiptar edhe maqedonas”- deklaroi hulumtuesi, Bashkim Bakiu.
“Në një shoqëri mund të kemi komunitete të posaçme, mund të kemi një komunitet të përbashkët demokratik, të cilin do ta ndërtojmë gjithë së bashku. Qasja jonë është inkluzive, apo arsimi inkluziv, ku qasja jonë është mbietnike. Dallimi gjuhësor, fetar dhe etnik janë vetëm arsye që ne të bëhemi një shoqëri e segreguar”- tha profesori, Goran Janev.
Hulumtuesit kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Byroja për Arsim që ta ridefinojë kurikulën dhe programet arsimore, posaçërisht për lëndët e historisë dhe gjeografisë, që kanë karakter etnocentrik dhe diskriminues ndaj një etnikumi, si dhe të promovohen politika të cilat më shumë do të integrojnë fëmijët e komuniteteve të ndryshme në ndërtimin e një shoqërie të njëjtë për të gjithë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
