Show Biz
Të mrekullueshmet Gisele dhe Vivian
25.03.2016 14:54
Gisele Bundchen po kalon pushime të mrekullueshme me vajzën e saj...

Supermodelja braziliane është fotografuar teksa i dhuron një puthje vajzës së saj 3-vjeçare, Vivian në plazhet e Costa Rica.
Çifti i famshëm, Gisele dhe Tom Bradly më pas kanë kaluar së bashku një ditë sërfi. Gisele tregon trupin e saj të tonifikuar. Çifti, të cilët u martuan në 2009 janë gjithashtu prindër të 6-vjeçarit Benjamin. Tom ka gjithashtu dhe një djalë 8 vjeç, John, nga lidhja e tij e mëparshme me aktoren, Bridget Moynahan.
Tom dhe Gisele duket se po kënaqen teksa bëjnë sërf, duke qeshur me njëri-tjetrin mes valëve. Të dy kanë pasionin e sërfit, pasi kanë udhëtuar në Costa Rica edhe në vitet e kaluara./Top Channel
