Falja e pedofilëve dhe mashtruesve zgjedhor, Gjykata Kushtetuese publikon vendimin
Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin përmes së cilit kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov...

Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin përmes së cilit kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, i kthehen kompetencat e marra për falje për më shumë vepra të rënda penale, përfshirë pedofilët, manipuluesit e proceseve zgjedhore dhe narkodilerët.
Në arsyetimin e shumicës përmendet se aspak nuk është kontestues rreziku shoqëror i veprave penale të cilat deri tani nuk përfshiheshin në Ligjin për falje.
Sipas tyre, rreziku shoqëror është po ashtu edhe shenjë e veprave tjera penale të cilat nuk janë hequr nga ligji. Ajo që kryetari ka një kompetencë të këtillë nuk nënkuptohet se do të falet secili kryerës i secilës vepër penale, vlerësoi shumica e gjykatësve kushtetues.
Në mendimet e ndara të katër gjykatësve që votuan kundër, theksohet se Gjykata Kushtetuese, e cila është më e thirrur për ta mbrojtur Kushtetutën, me këtë vendim po ofendon vetveten, me çka vihet në pikëpyetje sundimi i të drejtës.
Gjykatësit kushtetues, Islam Dardhishta, Natasha Gaber-Damjanovska, Gëzime Starova dhe Sali Murati, në mendimin e tyre mospajtues thanë se ndryshimet në Ligjin për amnisti drejtpërdrejtë shkelin parimin e ndarjes së pushtetit, duke i zgjeruar ingerencat e kryetarit të shtetit të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje.
“Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese drejtpërdrejt e shkel parimin e ndarjes së pushtetit nga neni 8, paragrafi 1, alineja 4, duke i zgjeruar kompetencat e presidentit me Kushtetutë dhe ligj”, shkruhet në mendimin mospajtues të katër gjykatësve kushtetues.
