Maqedoni
Nëpunësit gjyqësorë në protesta: Kryejmë punën me dinjitet, na trajtoni me dinjitet
25.03.2016 15:43
Të punësuarit në Administratën gjyqësore të mbështetur nga disa sindikata dhe lëvizje kanë protestuar para Kuvendit...

Të punësuarit në Administratën gjyqësore të mbështetur nga disa sindikata dhe lëvizje kanë protestuar para Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe në fund para Qeverisë.
Ata kërkojnë të tërhiqen ligjet e këqija për administratën, pagesën e premtuar prej 5% dhe rritjen e pagave mujore të të nëpunësve gjyqësorë, gjithashtu kërkojnë që të kthehet orari i vjetër i punës prej 7:30 deri më 15:30 minuta, si dhe të ndërpritet nënçmimi dhe dënimi i të punësuarve.
"Ne që jemi pjesë e këtij zinxhiri të rëndësishëm të quajtur pushtet gjyqësor, por për ju siç duket jemi të parëndësishëm. Administrata gjyqësore nuk dëshiron ministër, i cili nuk interesohet për administratorët e tij dhe i injoron. Prandaj ju ftojmë të tregoni vullnet të mirë dhe me forca të përbashkëta të veprojmë që të miratohet ligj i ri për shërbim gjyqësor, që i takon kësaj administrate, e cila është efikase, efektive dhe pro-evropiane"- deklaroi nënkryetarja e Sindikatës së Gjyqësisë dhe Administratës, Verica Taseva.
Si mbështetje e protestës erdhën edhe nënshkruesit e kartës për solidaritet, pjesë e së cilës janë sindikatat e pavarura të gazetarëve dhe punëtorët e mediave, Sindikata e shërbimit diplomatik maqedonas, Konfederata e organizatave sindikale, Sindikata multietnike e arsimit dhe Sindikata e të punësuarve në kulturë në Maqedoni.
BESIM ABDULLAI
