Futboll

Argjentina hakmerret ndaj Kilit, fiton edhe Kolumbia

25.03.2016 15:43

Përfaqësuesja albiceleste mori revanshin ndaj Kilit për atë humbje në finalen e Copa America të vitit 2015-të duke triumfuar me shifrat 1-2...

Përfaqësuesja albiceleste mori revanshin ndaj Kilit për atë humbje në finalen e Copa America të vitit 2015-të duke triumfuar me shifrat 1-2 brenda në Estadio Nacional Julio Martinez Pradanos të kryeqytetit Santiago.

Sfida nisi me golin e Felipe Gutierrez pas vetëm 11 minutash lojë. Në mungesë të Arturo Vidal-it ishte mesfushori i Twentes pikërisht ai që i kishte zënë vendin futbollistit të Bayernit që realizoi golin e avantazhin për La Rojan teksa shfrytëzoi një harkim nga këndi të Orellanas. G

jithsesi nuk vonoi shumë dhe Argjentina arriti të barazonte rezultatin.

Një aksion model i La Selecion u finalizua nga Angel Di Maria i cili pas një asisti të marrë nga Banega e coi topin në këndin më të largët të portës së mbrojtur nga Claudio Bravo.

5 minuta pas golit të barazimit në të 25-tën Argjentina gjeti epërsinë me mbrojtësin e River Plate, Gabriel Mercado i cili i shërbyer saktë nga Messi goditi fluturimthi për golin e avantazhit.

Në pritje të ndeshjes së Brazilit ndaj Uruguait, me këtë fitore Argjentina u ngjit në vendin e 4-t në kuotën 8 pikëve.

Kombëtarja që kryeson grupin e Amerikës së Jugut, Ekuadori, barazoi 2-2 në shtëpi kundër Paraguait duke i shpëtuar humbjes vetëm falë një goli të realizuar në fund nga Angel Mena.

Edhe ndeshja tjeter kualifikuese qe u luajt mbrem, mes Perus dhe Venezuelas, u mbyll me rezultatin identik, 2-2.