Maqedoni

Rasti i parë me “Zikan” në RM?; Sofianova: Presim rezultatet e analizave

25.03.2016 16:04

Një foshnjë tremuajshe nga Dojrani ka anomali në pjesën e ballit dhe mjekët dyshojnë se mund të jetë i infektuar nga viruusi “Zika”...

Pas të gjitha analizave paraprake, tashmë është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për virus rutinë që dinë të bëjnë mikrocefali. Dhe i vetmi dyshim mbetet virusi “Zika”.

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Aspazija Sofijanova, theksoi se po bëhen analiza për t`u vërtetuar prezenca e viruseve “Denga” ose eventualisht “Zika”, ndërsa rezultatet pritet që të jenë gati pas dhjetë ditëve.