Maqedoni

Pashkët katolike, Stojanov uron besimtarët

25.03.2016 16:38

Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i Apostullit në Maqedoni, Kiro Stojanov, me rastin e Pashkëve katolike, që besimtarët katolikë i festojnë këtë të diel, ka dërguar urimin tradicional të festës...

“Pashkët janë mbi të gjitha festat, pasi ato janë përkujtesa se Krishti u ringjall, me këtë botës ju ringjall shpresa, se perëndia dëshmoi dashurinë e fuqishme ndaj çdo njeriu dhe të gjithë njerëzit duhet të tregojnë se besojnë në këtë botë që perëndia ndërtoi për ta”, tha Stojanov. 
 
“Ringjallja e Krishtit është themel i çdo shprese njerëzore dhe kuptimi të punës tonë të vazhdueshme, pasi që qartë na flet se këtu në tokë, në këtë trup të kufizuar dhe të pafuqishëm nuk jemi pikërisht në shtëpi. Na pret transformim i trupit dhe hyrje në mbretërinë e pavdekësisë, për të cilën ai me ringjalljen e tij na e hapi derën. Në këto mendime të gjithë besimtarëve të krishterë dhe atyre të cilët dëshirojnë t'i bashkohen festës tonë, ua uroj ditën në të cilën Krishti e filloi në botë dhe në vetë ne një jetë të re. Krishti u ringjall!", thuhet në urimin për Pashkët të ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut të Apostullit në Maqedoni, Kiro Stojanov.