Sportet E Tjera

Nora e argjendtë në Tbilisi

25.03.2016 17:32

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova nuk ka arritur ta fitojë medaljen e artë në turneun Grand Prix në Tbilisi...

Nora ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në këtë turne, por në finale u mposht nga braziliania, Rafaela Silva, me ippon.
 
Gjatë rrugës drejt finales, Nora e mposhti fillimisht kinezen Yang Liu, pastaj izraeliten Camila Minakaëa, hungarezen Hedvig Karakas dhe në gjysmëfinale francezen Automne Pavia.
 
Do theksuar se garuesit nga Kosova në këtë turne janë duke u paraqitur me flamurin e IJF-së, pasi autoritetet gjeorgjiane nuk kanë lejuar që xhudistët tanë të paraqiten me flamurin shtetëror të Kosovës.
 
Gjeorgjia bënë pjesë në shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 
Megjithatë, tek rezultatet në faqen zyrtare të IJF-së dhe në transmetimet live nëpërmjet kanalit zyrtar të IJF-së, Nora Gjakova është paraqitur me flamurin e Kosovës.