Maqedoni
Prokuroria Speciale Publike, Jashari: mbështesim punën e Janevës; Rekomandimet e Komisionit të Venecias, Jashari: të përfshihen në ligjin aktual
25.03.2016 18:01
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, thotë se ai dhe Bashkimi Demokratik për Integrim...

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, thotë se ai dhe Bashkimi Demokratik për Integrim që nga fillimi i formimit të kësaj Prokurorie po japin mbështetjen e tyre që Prokuroria Speciale të mund të funksionojë siç duhet.
Jashari nuk ka dashur të komentojë nëse ushtrohet presion politik ndaj prokurores speciale, Katica Janeva.
“Unë nuk do të hy të komentoj me të themi informata të përditshme se ka apo nuk ka presione, por ajo që dua të theksoj në raport me PS është se Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër i Drejtësisë nga momenti i parë pas miratimit të ligjit vazhdojmë të kemi raporte të shkëlqyera. Sa për informimin tuaj, edhe sot ka pasur takim, kemi biseduar, kemi këmbyer mendime dhe do të vazhdojmë të kemi. Nga momenti i parë, unë si ministër i Drejtësisë, por edhe partisë që unë i takoj, jemi deklaruar se do të bëjmë çmos që t’i ndihmojmë dhe ta motivojmë që të realizojë funksionet e përcaktuara në bazë të ligjit” - deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Sa i përket kërkesës së Komisionit të Venedikut, që të publikohen “bombat” e opozitës, ministri Jashari thotë se në takimin e realizuar me ambasadorët, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, është biseduar pikërisht për këto vërejtje.
Jashari nuk është kundër që rekomandimit e Komisionit të Venecias të përfshihen në ligjet aktuale.
“Po unë kam pasur takim, që ju si mjete të informimit, për fat të keq, po merreni me këto çështje, në takim me ambasadorin belg dhe të BE-së. Një takim i frytshëm, në të cilin kemi biseduar edhe për vërejtjet e fundit të Komisionit të Venedikut në raport me Ligjin e denoncuesve dhe Ligjin për mbrojtjen e privatësisë. Kjo është për momentin e tëra. Po pse mos të jem pro inkorporimit të këtyre vërejtjeve në ligjet aktuale” - theksoi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Këto komente ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, i bëri pas debatit të organizuar nga BDI-ja me temë “Drejtësia, sundimi i ligjit, rendi-siguria dhe Administrata publike” .
SANIJE DURAKU
