Maqedoni

Spasovski: MPB përcjell ngjarjet dhe të kthyerit nga Siria

25.03.2016 17:56

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki, thotë se ekzistojnë dëshmi se të akuzuarit në rastin “Celula” mund të jenë kryerës të veprave të caktuara kriminale e sulmeve terroriste...

Sipas tij, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, Agjencia për Kundërzbulim dhe organet tjera kompetente po i  përcjellin të gjithë personat e kthyer nga luftimet në Lindje, si dhe ngjarjet me qëllim të mënjanimit të çfarëdo ndodhie e cila mund t’a rrezikonte sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.