Maqedoni
Letërnjoftimet e falcifikuara, Prokuroria kërkon paraburgim për Çaushin
25.03.2016 18:12
Prokuroria publike kërkon paraburgim për Zahir Beqirin-Çaushin dhe për dy persona tjerë që dje u arrestuan...

Prokuroria publike kërkon paraburgim për Zahir Beqirin-Çaushin dhe për dy persona tjerë që dje u arrestuan në të ashtuquajturën “Fabrikë për përpunimin e dokumenteve të falsifikuara”.
Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje. Por, për Çaushin dhe për një person nga të arrestuarit gjatë aksionit të një dite më parë, për herë të parë zyrtarisht ka dyshime për falsifikim të dokumenteve në bazë të Nenit 378 dhe keqpërdorim të të dhënave personale nga Neni 149, të kodit penal”.
Edhe pse Çaushi për momentin vuan dënimin me burg, sipas Prokurorisë, ky fakt nuk e përmbush as qëllimin e as kufizimet që arrihen me paraburgim.
