Në komunat e Likovës dhe Haraçinës dje kishte prezencë të shtuar të policisë

26.03.2016 12:49

Forca të mëdha policore patrulluan me automjete të rënda e deri me helikopterë në disa pjesë të Komunës së Likovës dhe Haraçinës....

Dhjetëra policë të forcave speciale u vendosën në hyrje të fshtrave Sllupçan dhe Orizare në vendin e njohur si Bunari i Bejës, në hyrje të fshatit Llojan si dhe në të gjitha rrugët kryesore të kësaj zone.

Gjatë aksionit nuk u raportua ndonjë incident ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e prezencës së shtuar të forcave policore në këtë zone, pasi ministria e brendëshme vetëm ka njoftuar se aksioni policorë ka përfunduar pa ndonjë incident dhe ka bërë të mditur se detajet do të jepen sot gjatë ditës në një press conference për emdia.

Por jozyrtarisht u mësua se aksioni kishte të bënte me frenimin e një akti pengmarrjeje mes grupeve të emigrantëve. Poashtu, njoftimet në disa portale për prezencë të një grupi të armatosur nga Kosova, kryetari i Likovës Sadulla duraku Duraku i hodhi poshtë duke i vlerësuar si spekulime.