Spasovski, MPB përcjell ngjarjet dhe të kthyerit nga Siria
26.03.2016 13:02
Ministri i brendshëm Oliver Spasovki thotë se ekzistojnë dëshmi se të akuzuarit në rastin Celula, mund të jenë kryerës të veprave të caktuara kriminale e sulmeve terroriste....

Sipas tij, drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, agjencia për kundërzbulim dhe organet tjera kompetente po i përcjellin të gjithë personat e kthyer nga luftimet në Lindje, si dhe ngjarjet me qëllim të menjanimit të çfarëdo ndodhie e cila mund ta rrezikonte sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
