Falja e pedofilëve dhe mashtruesve zgjedhorë, Gjykata Kushtetuese publikon vendimin
Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin përmes së cilit kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, i kthehen kompetencat e marra për falje për më shumë vepra të rënda penale, përfshirë pedofilët, manipuluesit e proceseve zgjedhore dhe narkodilerët....

Në arsyetimin e shumicës përmendet se aspak nuk është kontestues rreziku shoqëror i veprave penale të cilët deri tani nuk përfshiheshin në ligjin për falje. Sipas tyre, rreziku shoqëror është po ashtu edhe shenjë e veprave tjera penale të cilat nuk janë hequr nga ligji.
Ajo që kryetari ka një kompetencë të këtillë, nuk nënkuptohet se do të falet secili kryerës i secilës vepër penale, vlerësoi shumica e gjykatësve kushtetues.
Në mendimet e ndara të 4 gjykatësve që votuan kundër, theksohet se Gjykata Kushtetuese, e cila është më e thirrur për ta mbrojtur Kushtetutën, me këtë vendim po ofendon vetveten , me çka vihet në pikëpyetje sundimi i të drejtës. Gjykatësit kushtetues, Islam Dardhishta, Natasha Gaber-Damjanovska, Gëzime Starova dhe Sali Murati, në mendim e tyre mospajtues , thanë se ndryshimet në ligjin për amnisti drejtpërdrejtë shkelin parimin e ndarjes së pushtetit, duke i zgjeruar ingerencat e kryetarit të shtetit të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje.
Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese drejtpërdrejt e shkel parimin e ndarjes së pushtetit nga neni 8, paragrafi 1, alineja 4, duke i zgjeruar kompetencat e presidentit me Kushtetutë dhe ligj”, shkruhet në mendimin mospajtues të katër gjykatësve kushtetues.
