Irak

26.03.2016 13:43

Mbi 30 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një stadium të futbollit në Irak...

Sulmi ka ndodhur të premten pranë qytetit Iskanderijah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.

Përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Bombarduesi ka shpërthyer jelekun vetëvrasës derisa zyrtarët kanë qenë duke dorëzuar trofetë për lojtarët, pas një turneu lokal.

Zyrtarët kanë thënë se 17 nga të vrarët kanë qenë djem të moshës midis 10 dhe 16 vjeç. Grupi ekstremist Shteti Islamik, i cili ka humbur terren në Irak dhe Siri në muajt e fundit, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse ndaj caqeve civile.

Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe Kombet e Bashkuara.