Hejden: Kjo që po ndodhë ka lidhje me islamin, të bisedojmë me aleatët tanë musliman

26.03.2016 15:02

Ish drejtori i CIA-së Majkell Hejden vlerson se Evropa gabon gjatë respektimin të jetës private dhe transparencës në kurriz të sigurisë...

Sipas tij, sulmet e Brukselit ishin planifikuar shumë kohë më parë, por janë kryer më herët, pasi që të gjitha mediat dhe politikanët evropianë kanë njoftuar për  arrestimin e terrorist në Bruksel, dhë kështu pjesa tjetër e kësa celule terroristepër ti mos zbuluar kanë  përshshpejtuar me kryerjen e sulmeve. Respektimi apsolut i të drejtave të  njeriut mund të çojë Evropën në një rrezik edhe më të madh, paralajmëron Hayden.

“Marrëveshja Shengen krijon boshllëqe sepse shtetet anëtare dorëzuan sigurinë  institucioneve evropiane, dhe tani ndjehen shumë në siklet në lidhje me të. Kjo do të shkaktojë lëshime në BE. Ballafaqim në mes të privatësisë dhe sigurisë do të krijojë tension të madh në BE. Përveç nëse BE-ja nuk adaptohet, kjo do të bëhet më keq" – tha ish drejtori i CIA-së, Majkell Hejden.

Kjo administratë në SHBA, me arrestimin e bombarduesit në  Boston dhe respektimin e të drejtave të tij duke përcjellur politikat evropiane nuk e bën Amerikën më të sigurtë, thotë ish-drejtori i CIA-së.  Realizimi i 20 sulmeve ajrore në ditë mbi ISIS-in , që është kërcnimi më I madhë për botën  nuk mjaftojn, thotë Hejden.

"Një gjë që unë mendoj se ne duhet të bëjmë është që të heqin dorë nga fantazia se kjo nuk ka të bëjë me Islamin. Me që ra fjala, përgjigja e këti kërcnimi nuk ka të bëjë aspak me Islamin. Por ktu kemi nje pale e cila mendon se ata të gjithë na urrejnë dhe nje pale që mendon se këtë shkak na sulmojnë, por janë gabim.  Ajo që na duhet është të pranojm se ka një far lidhje me islamnin,  por jo me të gjith, jo me të gjithë myslimanët. Por ka një farë lidhje me Islamin dhe ne patjetër duhet për këtë të diskutojm me  aleatët tanë myslimanë " - deklaroi ish drejtori i CIA-së, Majkell Hejden.

Sipas ish drejtorit të CIA-së, SHBA-të tani janë më të sigurt se sa në vitin 2001. (Sanije Kasami, TVM2)